Bajdeni ka dy kandidatë për drejtorë të CIA-s

TË FUNDIT

Presidenti i ri demokratik i SHBA-së Xho Bajden mendon për emërimin e Tom Donilonit, veteran diplomatik dhe këshilltar për siguri kombëtare i ish presidentit Barak Obama, për drejtor të CIA-s.

Pozicioni i CIA-s mund të jetë një ndër çështjet më sfiduese në administratën e Bajdenit pas katër viteve të presidentit republikan Donald Tramp i cili e akuzonte Agjencinë se është pjesë e komplotit të “shtetit të thellë” për minim të pushtetit të tij.

Bajdeni, i cili do ta ndërmarrë detyrën më 20 janar, gjithashtu tha se mendon për emërimin e Majkëll Morenit, i cili ka qenë zëvendësdrejtor dhe drejtor i përkohshëm i CIA-s në kohën e Obamës.

Bajdeni, i cili ishte pjesë përbërëse e ekipit për siguri kombëtare të Obamës gjatë tetë viteve të tij si president, do të bashkëpunonte ngushtë me të dy.