Sulmi rus ndaj civilëve në qendrën tregtare është mizorë, konsideron presidenti amerikan Xho Bajden.
“Solidarizohemi me popullin ukrainas. Siç treguam edhe në Samitin e G-7, SHBA-ja sëbashku me aleatët tonë dhe partnerët do të vazhdojmë të kërkojmë që Rusia të jetë përgjegjëse për krime të këtilla dhe do të mbështesim mbrojtjen ukrainase”, shkroi Bajden në Tuiter.
Sipas informacioneve më të reja, kanë vdekur 18 persona, ndërsa janë plagosur 59 gjatë sulmit rus ndaj qendrës tregtare në qytetin ukrainas Kremençuk.
