“Babanë e njoha kur isha 10 vjeç”, rrëfim për jetën e një familjeje të përndjekur nga pjesa e Egjeut

TË FUNDIT

75 vjeçari Boshko Bozhinov, inxhinier i pensionuar i metalurgjisë, ka origjinë nga Dramsko e Greqisë. Tani jeton në Veles. Paraardhësit e tij kanë qenë të obliguar që të largohen nga vendlindja. Ai për TV21 tregon rrugën nëpër të cilën kanë kaluar gjatë kohës së përndjekjes së fëmijëve nga pjesa e Egjeut.

 “I janë kërcënuar familjes sime se do ta vrasin babanë tim. Andaj kanë vendosur që më mirë të mbetet gjallë, sesa të lejojë që ta vrasin”, tha Boshko Bozhinov – Kryetar i Shoqatës “Ylli” në Veles.

Në vitin 1945 familja e tij është shpërngulur në qytetin Goce Dellçev në Bullgari.

 “Por nuk kanë qëndruar as atje për shkak se pushteti i atëhershëm bullgar u ka thënë se, nga gjyshi im kam dëgjuar, “ju nuk jeni bullgar, jeni maqedonas dhe shkoni në Maqedoni”, theksoi Boshko Bozhinov.

Me transport të organizuar janë sjellë në Strumicë. Pushteti maqedonas është angazhuar që t’i akomodojë. Sipas listës, familjes së tij i ka rënë që të shpërngulen në Gradsko, ku është lindur edhe Bozhinov. Babanë e ka njohur kur ka qenë 10 vjeç.

 “Babai im si pjesëmarrës në Luftën qytetare në armatë, nuk ka pasur fat që të kthehet në shtëpi. Është transferuar në Tashket sipas renditjes së Lidhjes Sovjetike. Unë në moshën 10 vjeçare e pashë babin tim”, potencoi Boshko Bozhinov.

Ai, për dallim nga shumë qytetarë të Egjeut, në vitin 1975 kur ka nxjerrë vizë, për herë të parë e ka vizituar vendlindjen e paraardhësve të tij. Bozhinov tregon se pse është 100% i bindur se flet gjuhë tjetër nga gjuha bullgare.

 “Ishim te daja im dhe po bisedonim, ndërsa ishim unë dhe një kushëri nga Sofja. Ai flet bullgarisht, ka studiuar në Sofje, bullgarishte të pastër. Unë e flas dialektin e prindërve të mi, të paraardhësve të mi. Kërkonin se ku e ka lënë çelësin, unë u kyça, e pashë që nusja dajës e vendosi në sirtarë që ne i themi “shirtara”. Daja tha “pse ty të kuptoj, ndërsa atë jo”, deklaroi Boshko Bozhinov – Kryetar i Shoqatës “Ylli” në Veles.

Bozhinov thotë se në fshatin Dramsko nga 1200 banorë, 99% janë maqedonas, vetëm prifti, policia, nëpunësit shtetërorë janë grekë. Më të vjetrit e flasin maqedonisht, të rinjtë jo. Nga mbretëresha në atë kohë është mundësuar që fëmijët falas të akomodohen në çerdhe me qëllim që gjyshet të mos i mësojnë maqedonisht.

Ky është vetëm një prej tregimeve jetësore të fëmijëve të përndjekur nga rajoni i Egjeut të cilët që nga viti 1988 pikërisht në këtë përmendore vendosin lule në nder të atyre që kanë humbur jetë gjatë përndjekjes. 28 mijë të përndjekur nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë kanë qenë të obliguar që të largohen nga vendbanimet e tyre dhe të shpërngulen në mbarë botën.