Babai i viktimës: Rasti “Llaskarca” po zvarritet qëllimisht! Turp për gjyqësorin dhe gjykatësin

TË FUNDIT

Familjarët e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Llaskarcë ka një vit që hynë e dalin menjëherë nga dera e gjykatës Penale për shkak se seancat gjyqësore vazhdimisht anulohen.

Njëjtë ndodhi edhe sot. Familjarët ka 1 vit që e presin super ekspertizën e kërkuar nga Byroja për ekspertizë gjyqësore për të treguar se si ka ndodhur aksidenti i rëndë me autobusin e Durmo Turs.

 “Super ekspertizën që duhej ta bënte Byroja për ekspertizë gjyqësore edhe pas një viti nuk ka lëvizur asgjë nga vendi. Kjo që po ndodh është turp për gjyqësorin, turp për gjykatësin i cili udhëheqë me lëndën, turp për Byronë për ekspertizë gjyqësore. Më herët Fakulteti i Makinerisë të njëjtën super ekspertizë e bëri për vetëm 6 javë, nuk e di edhe sa kohë duhet të presim që kjo procedurë të përfundojë përfundimisht, tha Bllagojçe Tërpevski, prind i njërit prej viktimave.

Super ekspertizën duhej ta bënte Fakulteti Teknik i Manastirit, Universiteti i Shtipit ose Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Shkup. Asnjëri prej tyre nuk pranoi ta bënte këtë me arsyetimin se nuk kanë mjaftueshëm ekspertë të autorizuar.

Familjarët nuk besojnë se kjo super ekspertizë do të tregojë se kush është fajtor për aksidentin  sepse kanë dyshime se kjo super ekspertizë është e porositur.

 “Unë ju siguroj se këtë super ekspertizë e bëjnë njerëz joprofesional. E dimë ne se cilët njerëz janë angazhuar ta bëjnë këtë super ekspertizë. Ne të gjithë dyshojmë dhe kemi frikë së kjo super ekspertizë është e porositur vetëm që të mbrohen fajtorët në këtë lëndë dhe të zvarritet procesi”, pohoi Bllagojçe Tërpevski, prind i njërit prej viktimave.

Janë bërë pothuajse 4 vite që kur në aksidentin fatkeq kanë humbur jetën 16 viktima dhe 37 e të tjerë morën lëndime të rënda trupore por për këtë ende nuk ka fajtorë të dënuar. Sipas Sinisha Ristkovski, vëlla i të ndjerit Dejan Ristovski tha se të ndjerit nuk janë viktimat as të fatkeqësisë e as të fatit, por janë viktima të pa përgjegjësisë dhe nga mos kontrolli.

 “Deri sot duhej të kishim aktgjykim dhe jo të lihej hapësirë për dyshime. Nuk duam të besojmë se në prapavijë të gjithë kësaj ka presione, ndikime politike dhe mos dashtë Zoti edhe ndikime korruptive, megjithatë shumë shpesh këtë po e dëgjojmë”, Sinisha Ristovski, vëlla i njërit prej viktimave.

Kanë reaguar nga Gjykata Penale duke u arsyetuar se lëndën e kanë proceduar me ritëm të shpejtë, por për shkak të mungesës së super ekspertizës nuk ka kushte ligjore për të vazhduar gjykimin.

“Opinioni publik, por edhe të dëmtuarit në këtë rast, duhet të dinë se gjykata deri në këtë pikë ka dorëzuar 9 kërkesa urgjente pranë Byrosë për ekspertizë gjyqësore për përgatitjen në kohë të superekspertizës, e cila është e nevojshme për përfundimin e procedurës së dëshmive, për të dhënë fjalët përmbyllëse dhe për të dhënë gjykimin. Për të gjitha urgjencat dhe zvarritjen për 1 vit të lëndës, gjykata ka njoftuar edhe Këshillin Gjyqësor të RMV-së”, thonë nga Gjykata Penale.

Ndërkaq nga Byroja për ekspertizë përfundimisht thonë se më 29 nëntor do të bëjnë kontrollin e fundit tek autobusi dhe me këtë do të përfundojnë të gjithë superekspertizën. Autobusi i “Durmo Tursit” është përmbysur më 13 shkurt të vitit 2019. Gjashtë persona janë akuzuar, duke përfshirë pronarin e kompanisë dhe shoferin e autobusit.

error: Content is protected !!