Nga të dhënat fillestare, dyshohet se 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska është kidnapuar nën dijeni dhe me ndihmën e babait të saj, me qëllim që të merren para nga nëna e të miturës. Kështu deklaroi Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, duke shtuar se babai i të ndjerës është mbajtur në polici, por nuk e ka pranuar akuzën, të cilën e kanë deklaruar tre të dyshuarit e rastit.
“Sipas dëshmive të të dyshuarve babai ka ndarë informacione me organizatorin për ditën dhe kohën e daljes së saj nga shtëpia”, tha Oliver Spasovski – ministër i Brendshëm.
Ende nuk mund të akuzojmë babanë se ka marr pjesë ose është pjesë e grupit që ka kryer këtë vepër të rëndë penale, sepse nuk kemi dëshmi të tilla, thotë prokurori Gavrill Bubevski.
“Ata që janë në paraburgim dhe ata për të cilët po hetohet janë një farë grupi për të cilët po shohim lidhshmërinë që kanë, se a mund t’i quajmë grup i organizuar… ende po i trajtojmë si bashkëkryerës të të dyja veprave penale, nëse dëshmohet se janë grup do të ketë kualifikim të saktë për këtë. Për babanë vetëm dëshmi të ndërmjetme tregojnë se ka marrë pjesë në udhëzime se kur vajza do të del e vet dhe kur mund të zhvillohet vepra penale e kidnapimit”, pohoi Gavrill Bubevki – prokuror.
Organizatori kryesor dhe personi që dyshohet se me pistoletë ka kryer vrasjet tani është në arrati. Fillimisht ka shkuar në Serbi e më pas në Bullgari.
“Organizatori kryesor dhe kryerësi, i cili me pistoletë me datë 27 nëntor, sipas dëshmive të deritanishme diku kah ora 10 ka vrarë të miturën dhe i frikësuar nga dëshmitë për të cilat ka mund të vijë policia nga hetimi që ka nisur pas paraqitjes së parë për veprën penale që ka bërë”, deklaroi Oliver Spasovski – ministër i Brendshëm.
Përndryshe tre persona të tjerë Velibor Manev, Vlatko Keshishev dhe Bore Videvski, të dyshuar për kidnapimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski, u është caktuar nga 48 orë paraburgim. Të tre, përveç rrëmbimit, dyshohen edhe për vrasje. Gjyqtari i procedurës paraprake i ka shqiptuar këto masa vonë në mëngjesin e sotëm, pasi të tre janë sjellë në gjykatë pas mesnate, në mes të orës 1 dhe 4.
