Aziri: Tryeza e partive shqiptare ende vlen!

TË FUNDIT

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në ClickPlus në TV21 foli edhe për tryezën e subjekteve politike shqiptare. Thotë se tryeza ende vlen, por ASH-ja kaq ka mundur të bëjë që subjekteve politike me çdo kusht ju intereson pushteti.

“Nuk është ASH-ja që e diskreditoj tryezën e partive shqiptare. Është konform asaj logjike që po e potenconi dhe nuk kam asgjë kundër, por kaq ka mundur të bëjë ASH-ja në kuadër të këtij kostolacioni që subjekteve politike me çdo kusht ju intereson vetëm një derë e vogël që të bëhen pjesë e pushtetit dhe të marrin 2-3 ministria dhe 4-5 drejtori. Edhe sot e kësaj dite sa i takon ASH-së tryeza e subjekteve politike vlen dhe natyrisht se ne mbajmë përgjegjësi konform peshës politike që e kemi”, tha nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri në ClickPlus në TV21.