Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në ClickPlus në TV21, bëri të ditur se ASH-ja do të vazhdojë që të kërkoj zgjedhje të parakohshme paralmentare. Siç shtoi, kjo Qeveri është e dështuar në të gjitha dimensionet.
“Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të kërkoj zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që kjo qeveri është e dështuar në të gjitha dimensionet. Ndoshta e kemi qeverisjen me jo cilësore në këtë 30 vjeçar të Maqedonisë”, tha Aziri në Click Plus në TV21.
