Autoritetet kineze evakuojnë banorët, frikë nga ndotja kimike

TË FUNDIT

Autoritetet kineze kanë urdhëruar evakuimin e banorëve brenda një rrezeje prej 3 km të zonës ku ndodhi shpërthimi nga frika e ndotjes kimike.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se evakuikimi u shkaktua nga kërcënimi i përhapjes së substancave toksike.

85 njerëz mendohet të kenë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga shpërthimet gjigande të mërkurën në qytetin Tianjin.

Disa zjarre vazhdojnë të rindizen. Agjencia e lajmeve tha se vazhdimisht kanë shpërthyer edhe shumë makina.

Skuadrat e kujdesit ndaj substancave kimike ndodhen në vendngjarje dhe po kujdesen për zonën.

Zyrtarët kanë konfirmuar se në depo kishte nitrat kaliumi dhe nitrat natriumi.