Të paktën 24 persona kanë humbur jetën pasi një autobus udhëtarësh me rreth 40 pasagjerë u rrëzua në lumin Padma ndërsa përpiqej të hipte në një traget në Bangladesh, njoftuan zyrtarët të enjten.
Aksidenti ndodhi të mërkurën kur autobusi humbi kontrollin teksa afrohej tek trageti në Daulatdia, në rrethin Rajbari, rreth 100 kilometra larg Dakës, raporton Reuters.
🇧🇩 In Rajbari area (Daulatdia ferry terminal) in Bangladesh. A passenger bus traveling to Dhaka and carrying about 50 people lost control while trying to Drive onto the ferry and fell into the Padma River. 17 deaths were reported. pic.twitter.com/YuPEL7hxUp
— Argonaut (@FapeFop90614) March 26, 2026
Autobusi u përmbys dhe u fundos në një thellësi prej pothuajse nëntë metrash, thanë policia dhe Shërbimi për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Civilët.
Shpëtimtarët nxorën 22 trupa nga autobusi i fundosur, përfshirë gjashtë burra, 11 gra dhe pesë fëmijë, tha Talha Bin Zasim, zyrtar i shërbimit të zjarrfikësve.
Derisa deri tani janë konfirmuar 24 viktima, duke përfshirë dy gra që vdiqën pasi u shpëtuan, shtoi ai.
Katër njësi zjarrfikësish dhe 10 zhytës po marrin pjesë në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit, me mbështetjen e ushtrisë, policisë, rojës bregdetare dhe autoriteteve lokale.
Në rrjetet sociale u shpërnda edhe një video e incidentit.
