Një autobus urban dhe dy tramvaje u përplasën të martën në mëngjes (18/11) në qendër të Varshavës, Poloni, duke plagosur 24 persona, 16 prej të cilëve u dërguan në spital për analiza të mëtejshme.
Forcat e policisë dhe zjarrfikësve nxituan në vendngjarje pas përplasjes. Për shkak të aksidentit, trafiku u ndërpre, ndërsa policia i drejtoi shoferët në rrugë alternative. Sipas Autoritetit të Transportit Publik të Varshavës, rruga u bllokua rreth Sheshit Bankowy qendror të kryeqytetit polak, me disa linja tramvaji që u devijuan. Trafiku u rivendos disa orë më vonë
Kryetari i Bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaszkowski, i tha X se prokurorët kanë hapur një hetim për incidentin.
Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.
