Në shkollën fillore në afërsi të Vjenës një arsimtare ka shkaktuar klaster të infektimit me koronavirus- 17 raste të konfirmuara që është një nga klasterët më të mëdha aktiv në Austri.
Mediat lokale kanë njoftuar se arsimtarja ka ligjëruar pa maskë mbrojtëse.
Sipas Zyrës shëndetësore në Austrinë e Poshtme, 10 klasa dhe 154 persona për momentin janë në karantinë për shkak të atij klasteri.
