Kompania ATS GRUP dhuroi 50 kontejnerë për komunën e Makedonski Brodit.
Këta kontejnerë do të shpërndahen nëpër qytet dhe nëpër fshatrat e kësaj komunë.
Përfaqësuesi i ATS Grup tha se ky donacion ka për qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit jetësorë në këtë komunë.
“Qëllimi i donacionit është përparimi dhe mbrojtja e ambientit jetësorë, ne këtu në këtë rajon funksionojmë në më shumë se 10 vite dhe bashkëpunimi me komunën dhe me autoritet e komunës na bëri që tua kthejmë me qëllimin e njëjte dhe tua dhurojmë këtë donacion me qëllim të ruajtjes së ambientit jetësorë”, tha Branisllaf Stankoviq – Drejtor i Filialit ATS GROUP.
Kryetari i Komunës së Makedonski Brodit, Zhivko Siljanovski, tha se kjo komunë është ndër komunat me ambient më të pastër, andaj ky donacion do t’i ndihmojë komunës që të vazhdojë trendin e mbajtjes së titullit si Komuna më e pastër.
“Ja sot arritëm të pranojmë 50 kontejnerë të cilat do të jenë të dedikuara për qytetin dhe për fshatrat e komunës se Makedonski Brodit. Me këtë ne do të vazhdojmë ta ruajmë ambientin jetësorë sepse jemi komunë e cila është më e mbrojtur dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen që edhe në të ardhmen ta vazhdojmë këtë trend”, theksoi Zhivko Siljanovski – Kryetar i Komunës së Makedonski Brodit.
Donacioni u bë nga ATS GRUP me pronar Shefqet Demiroski, ndërsa donacione të tilla do të ketë edhe në vijim për komunat që kanë nevojë më së shumti. E njëjta kompani gjatë kulmit të pandemisë në vendin tonë, shtetit i dhuroi 500 mijë maska dhe 20 mije teste për Covid-19.
