Mjekët me specializim privat nuk kanë, as status ligjor të rregulluar, e as sigurim shëndetësor. Po që se vendosin, në vend që shteti, vetë të paguajnë për specializim, në atë rast, ata e humbin statusin e mjekëve amë. Ata me specializim shtetëror ndërkaq, ankohen për shumat që i nënshkruajnë, që do të thotë se, në rast se heqin dorë nga specializimi, duhet që institucionit që i dërgon për specializim, t’ia kthejnë paratë dhjetëfish. Shuma, thonë ata, arrijnë madje deri më 150 mijë euro. Kjo është vetëm një pjesë e problemeve me të cilat çdo ditë ballafaqohen mjekët specialistë në shëndetësinë maqedonase.
Aleksandar Karovski, specialist i ortopedisë, thotë se në Ligjin për mbrojtje shëndetësore ekziston specializim pune që u mundëson mjekëve që njëkohësisht edhe të punojnë edhe të specializojë, por thotë se ata si mjekë, kanë probleme me Fondin shëndetësor dhe me mënyrën se si fondi e interpreton ligjin.
“Edhe pse ka mundësi ligjore, megjithatë ende nuk u lejohet atyre mjekëve, sidomos mjekëve amë që janë në ndonjë specializim. Këto, edhe pse kanë vendosur ta sakrifikojnë ditën e tyre dhe të punojnë edhe nga 16 orë në ditë, përsëri nuk u lejohet. Ndërsa në anën tjetër, duhet të paguajnë 1600 euro në vjet për specializim”, theksoi Aleksandar Karovski.
Nga Ministria e Shëndetësisë ndërkaq, me anë të një njoftimi u përgjigjën se i kanë të njohura kërkesat e atyre që janë në specializim, por ende nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete.
“Ministria e Shëndetësisë është e njoftuar me kërkesat e këtij grupi të specializantëve dhe për këtë temë veçse është biseduar me përfaqësuesit e Shoqatës së mjekëve specialistë, në kuadër të seancave të Forumit Rinor Shëndetësor dhe të diskutimeve publike në lidhje me ndryshimet më të fundit të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, të cilat, në segmente të caktuara kanë të bëjnë edhe me sistemin e specializimit. Për momentin, po shqyrtohen disa zgjidhje të mundshme, një pjesë e të cilave janë propozuar edhe nga vetë ata që janë në specializim.
Presim që së shpejti të definohet një zgjidhje optimale e përbashkët, në përputhje me mundësitë, me qëllim që t’u përgjigjemi drejt kërkesave të atyre që janë në specializim”.
Bëhet fjalë për rreth 800 persona që ndodhen në specializim, e që çdo ditë ofrojnë ndihmë mjekësore. Këto, në qoftë se specializojnë privatisht, për dallim nga ato me specializim shtetëror, në atë rast, nuk marrin kurrfarë kompensimi në para, e po qe se bëjnë ndonjë gabim, atyre u pason dënim, njëjtë sikur të ishin të punësuar.
