Kina ka rekrutuar gjashtë astronautë për dy misione fluturimi në hapësirë në vitin 2023, tha udhëtari i parë hapësinor i Kinës, Yang Liwei, gjithashtu zëvendësshefi i projektimit të programit hapësinor të drejtuar nga Kina, në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës, citon “CGTN”.
Vendi ka dërguar 16 astronautë në 10 ekuipazhe në hapësirë qëkur Yang bëri fluturimin e tij në tetor 2003.
Stacioni hapësinor i Kinës u përfundua në fund të vitit të kaluar dhe që atëherë ka hyrë në periudhën e funksionimit, e cila do të mirëpresë fluturimet e rregullta të anijeve kozmike, sipas Yang.
Do të ketë dy ekuipazhe prej gjashtë astronautësh që do të fluturojnë në stacionin hapësinor këtë vit dhe secili ekuipazh do të përfundojë një mision gjashtë mujor në orbitë.
Detyrat për astronautët kinezë gjithashtu do të bëhen gjithnjë e më të larmishme, kështu që astronautët rezervë do të zgjidhen nga kandidatët me prejardhje më të larmishme, sipas Yang.
“Grupi ynë i parë i astronautëve ishin të gjithë pilotë nga forcat ajrore dhe tani astronautët mund të vijnë nga universitete dhe institucione kërkimore si Akademia e Shkencave Kineze. Njerëz nga të gjitha sferat e jetës kanë të drejtë për përzgjedhje”,- tha Yang.
