Asociacioni qytetar MOST i ka vëzhguar zgjedhjet e sotshme me më shumë se 1.500 vëzhgues.

TË FUNDIT

Në 1.160 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe

reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 33% të numrit total

të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi, dalja e votuesve është 41,67% me margjinë

të gabimit prej +/- 0,5%. Përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme është 4,33%.

Nga fletëvotimet e vlefshme, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me

margjinë të gabimit prej +/- 0,5% janë të fituara rezultatet në vijim:

  1. Blerim Reka – 10,98%
  2. Gordana Siljanovska-Davkova – 44,32%
  3. Stevo Pendarovski – 44,7%

VËREJTJE: Duke e pasur parasysh faktin se rezultatet për dy kandidatët e parë janë

në margjinën e gabimit, THEKSOJMË që rezultatet zyrtare mund të kenë ndryshim

të radhitjes së dy kandidatëve të parë sipas votave të fituara.

Vlerësimin preliminar për zgjedhjet e realizuara Asociacioni qytetar MOST do ta kumtojë në

konferencën për shtyp që do të mbahet gjatë ditës së nesërme.