Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 8 raste të reja pozitive me Covid-19, nga 3.265 testime të realizuara.
Në po të njëjtën periudhë, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa betejën me virusin e kanë fituar 72 pacientë.
Që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.624 persona. Prej tyre, jetën e kanë humbur 5.475 pacientë, ndërkaq janë shëruar 149.862 pacientë të tjerë. Raste aktive në vend janë 287./TV21
LEXO EDHE:
– 287 raste aktive në Maqedoninë e Veriut
