Stabilizimi i situatës me Covid-19, ka bërë që të bie dukshëm numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut.
Me numrat e ri që u publikuan nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet për momentin janë 287 raste aktive.
Që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.624 persona. Prej tyre, jetën e kanë humbur 5.475 pacientë, ndërkaq janë shëruar 149.862 pacientë të tjerë.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, raste pozitive të reja janë 8, ndërsa betejën me virusin e kanë fituar 72 pacientë./TV21
LEXO EDHE:
– Asnjë viktimë nga Covid-19!
