Asnjë deputet apo pjesëtar i shërbimeve kuvendore nuk do të shkojë në izolim për shkak të kontaktit me Petrovskën

TË FUNDIT

Asnjë deputet apo nëpunës nga Kuvendi nuk do të shkojë në izolim për shkak të kontaktit me deputeten Slavjanka Petrovska, e cila para dy ditëve publikoi në profilin e saj në Fejsbuk se është pozitive ndaj koronavirusit, informojnë për MIA-n nga Qendra për Shëndet Publik.

“Petrovska nuk ka pasur kontakte të rrezikshme në Kuvend. Në izolim do të shkojnë vetëm anëtarët e familjes së saj”, deklaroi për MIA-n, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Aleksandar Stojanovi.

Në Kuvend, siç theksoi ai, respektohen të gjitha masat për mbrojtje dhe parandalim nga koronavirusi.

Edhe kolegët e Petrovkës nga grupi i deputetëve të LSDM-së  thonë se respektohen të gjitha masat – mbajtja e maskës, mbajtja  e distancës, dhe se gjatë hyrjes në Sallën me Kupolë dezinfektohen dhe se atje janë vazhdimisht me maska.

Para Petrovskës edhe katër deputetë të tjerë ishin pozitivë ndaj Kovid-19, por të gjithë janë kthyer në vendet e punës.