AShMA: Të hënën mbaron publikimi i rezultateve nga anketat për zgjedhjet

TË FUNDIT

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale i kujton radiodifuzerët se rezultatet nga testimet e qëndrimit publik në lidhje me Zgjedhjet lokale 2021, sipas Kodit Zgjedhor mund të publikohen më së voni pesë ditë para datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në rrethin e dytë zgjedhor, gjegjësisht më së voni deri në ora 24:00 të datës 25 tetor.

“Gjatë publikimit të rezultateve nga matja e qëndrimit publik që lidhen me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, mediat janë të detyruara që të evidentojnë të dhëna për emrin e porositësit i cili që e ka kërkuar dhe e ka paguar testimin, institucionin që e ka kryer testimin, metodologjia e aplikuar, madhësia dhe struktura e mostrës dhe periudhën kur është realizuar testimi. Rezultatet e testimit të mendimit publik të realizuar gjatë ditës së zgjedhjeve nuk guxojnë të publikojnë para mbylljes së vendvotimeve”, qëndron në kumtesën e AShMA-së, transmeton TV21.