ASHMA dënon ofendimet e Fatmir Limanit ndaj gazetares së TV21, Salije Sadiku

TË FUNDIT

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele i “dënon ofendimet e shprehura publikisht të kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani drejtuar ndaj gazetares së TV21, gjatë raportimit të saj për zgjedhjet lokale”.

Nga ASHMA thonë se “është e rëndësishme që t’u mundësohet gazetarëve punë të pandërprerë dhe të sigurt gjatë kryerjes së detyrave në kohë dhe informim të saktë publikut”.

Shtojnë se “në vend të nënçmimit dhe ofendimit, duhet të tregohet respekt për profesionin e gazetarisë dhe dinjitetit të punonjësve mediatik”.