Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me aksionin në fshatin Luboten të Shkupit duke theksuar se Qeveria me masa të pas Luftës së dytë botërore në Luboten. Në reagimin e Aleancës për Shqiptarët thuhet se është i papranueshëm reagimi i forcave policore ushtarake në Luboten, duke ua mohuar të drejtën për kafshatën e gojës.
Në reagimin e Aleancës për Shqiptarët thuhet:
Qeveria me masa të pas Luftës së dytë botërore në Luboten.
Të drejtën për jetë ta jep Zoti dhe ta mohon Qeveria, kjo është situata aktuale në fshatin Luboten.
Është i papranueshëm reagimi forcave policore ushtarake në fshatin Luboten, duke ua mohuar të drejtën për kafshatën e gojës. Nuk të ofron punë, nuk investon, nuk të krijon lidhje infrastrukturore, nuk të ofron perspektivë, dhe ta ndalon përpjekjen për të rritur me nderë fëmijët. Kjo i ngjason masave të pas luftës së dytë botërore të cilat kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e tyre duke ua bërë të pamundur jetën.
Aleanca për Shqiptarët
25.06.2019

