Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot e prezantuan platformën për shtetësinë.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se ideja e Ligjit është për të qenë shteti i drejtë karshi qytetarëve.
“Ideja e ligjit për të qenë të drejtë, është për tu ndjer i pranuar nga institucionet konform asaj që thuhet për çdo ditë. Ideja është që insitucionet e shteti që paguehn nga tatimet e qytetarëve të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të kemi Ministrinë e Punëve të Brndshme e cila flitet se mban mbi 2 mijë kërkesa për shtetësi dhe të gjitha të një bashkësie etnike”, theksoi kryetar i ASH-së, Ziadin Sela.
Bashkim Bakiu nga Qendra Analitike e ASH-së, theksoi se kjo çështje duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmon.
“Ne do të marrim një proces gjithëpërfshirës për të identifikuar personat pa shtetësi në Maqedoninë e Veriut përmes platformës shtetësi.mk. Përmes kësaj platforme ne duam të sensibilizojmë gjithë publikun dhe të mobilizojmë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që një herë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i pa-shtetësisë. Synimi i kësaj platforme është grumbullimi i informacioneve nga qytetarët që ballafaqohen me problemin e pa-shtetësisë”, deklaroi Bashkim Bakiu nga qendra analitike e ASH-së.
