Shikimi i tij është i dëmtuar 98%, por ai ka tre diploma universitare: Dramaturgji teatrore, akademi për skenar filmi dhe gazetari. Ky është Daniel Shikoski nga Struga, regjisori i parë teatral me aftësi të kufizuara në pesëdhjetë vitet e fundit në vend, i cili ka diplomuar me notë mesatare 10. Ai tani është duke studiuar për master në regjinë e teatrit.
Shikimi i tij i dëmtuar nuk e pengon atë të arrijë qëllimin e tij. Thotë se dëshiron të dëshmojë se njerëzit me aftësi të kufizuara mund të jenë të suksesshëm dhe të pavarur.
“Asgjë nuk është e vështirë nëse e dëshiron, sepse pengesa më e madhe e suksesit është frika. Kur futesh në një punë dhe e kapërcen atë frikë, ia ke dalë dhe gjithçka mund të bëhet. Nuk ka kufij për atë që mund të arrijmë”- thotë Daniel Shikoski, person me shikim të dëmtuar.
Njëzeteshtatë vjeçari Shikoski punon si kujdestar në “Poraka Nova”. Shteti u jep përfitime punësimi personave me aftësi të kufizuara, por vetëm në fabrika. Sipas tij nevojiten ndryshime në ligj për qasje të barabartë në tregun e punës.
“Shteti ofron masa me të cilat mund të studiojmë falas si persona me aftësi të kufizuara. Por kur tashmë edukojmë personat me aftësi të kufizuara, duhet t’u japim më shumë mundësi për të dalë nga tregu i punës, jo vetëm ti shkollojmë dhe ti lëmë që të gjenden vetë, dua të them na lënë ne vetë të mendojmë. Duhet që nëse personat me aftësi të kufizuara kryejnë një fakultet shteti duhet t’iu mundësoj që më lehtë të kyçen në tregun e punës”- shton Daniel Shikoski, person me shikim të dëmtuar.
Frymëzimi i jetës së tij është arti dramatik. Ka realizuar dy filma, ka shkruar dy libra dramë dhe është pjesë e studios dramatike “Miladin” Strugë.
Mesazhi i Shikoskit është se shoqëria duhet t’u japë mundësi të barabarta personave me aftësi të kufizuara, të cilët janë arsimuar dhe kanë fituar aftësi sociale dhe pune për jetë dhe jetesë të pavarur.
