Filloi asfaltimi i një pjesë të bulevardit Bllagoja Toska tek Kazerma në Tetovë. Por kjo rrugët nuk do të shtrohet deri në fund për shkak problemeve pronësore. Për shkak kësaj nga komuna thonë se bulevardi do të hapet 80 % dhe se nuk do të ketë dalje të asfaltuar për tu lidhur me rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë .
Ndryshe, në shkurt të këtë viti kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, tha se në marrëveshje me banorët asfaltimi do të bëhet deri në fund.
Ky bulevard në bazë të marrëveshjes duhej të përfundonte në muajin maj, ndërsa javë më parë banorët than se ata nuk mund të hapin dritaret shkaku pluhurit. Deri tani thuajse çdo kryetar komune ka hapur ndonjë pjesë pa mos e përfunduar asnjëherë në tërësi.
