As fëmija i klasës së parë nuk do të përkthente ashtu si në “stat.gov.mk”, tha Bekim Berisha

TË FUNDIT

Jo vetëm problemet teknike, dita e parë e regjistrimit nxori në pah edhe nivelin e ulët të përdorimit të gjuhës shqipe në ueb faqen e regjistrimit “stat.gov.mk”.

Gjatë ditë TV21 tregoi se si shqipja “zhdukej” përgjatë regjistrimit.

Ndërkaq në Click Plus u alarmua edhe për nivelin e ulët të përdorimit të saj edhe aty ku është e pranishme.

Këshilltari në Entin Shtetëror të Statistikave, Bekim Berisha tha se as një fëmijë i klasës së parë nuk do të përkthente në atë nivel, ndërkaq gishtin për këtë lëshim e ka drejtuar te kompania përgjegjëse për këtë.