Gjatë fushatës, kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska, premtonte transport publik falas për të gjithë qytetarët. Katër muaj pas marrjes së mandatit, premtimi ende nuk është realizuar.
Nga Qyteti i Shkupit vazhdojnë të premtojnë se kjo do të bëhet realitet, por se tani janë përqendruar në konsolidimin dhe modernizimin e Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik, për shkak se drejtuesit e mëparshëm e kanë sjellë në gjendje të keqe financiare, e faktor shtesë është edhe rritja e çmimeve.
“Transport publik falas do të ketë për të gjithë në mandatin e kryetares Arsovska. Do të bëhen përpjekje të mëdha dhe do të tregohet se me menaxhim të mençur, ulje të kostos dhe investime reale do të kemi sukses në qëllimin tonë – transport ekologjik falas për qytetarët.E nëse Transporti Publik ende nuk është falas për të gjithë, duke nisur nga kjo javë pa pagesë do të jetë për të moshuarit, në çdo të martën, premte dhe fundjavë. Drejtori i Ndërmarrjes së Transportit Publik Shkup, Ivan Ilievski thotë se shpenzimet e kompanisë janë rritur dhe janë në vështirësi të mëdha, por shton se kanë vendosur që së paku një grupi të caktuar qytetarësh t’u lehtësohen harxhimet”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
“Tani është koha për vendime të mençura, bëjmë analiza, punojmë në konsolidimin e kompanisë fillimisht nga aspekti ekonomik, pastaj nga ana njerëzore, rritja e burimeve njerëzore, kështu që gjithçka që është premtuar në programin e kryetarit mund të them me siguri se Shkupi do të ketë transport falas dhe Shkupi atje do të ketë transport ekologjik”, u shpreh Ivan Ilievski, drejtor i Ndërmarrjes së Transportit Publik Shkup.
Transporti falas do të kthehet edhe për nxënësit e shkollave të mesme, studentët e universiteteve shtetërore dhe personat me nevoja të posaçme.
Ndryshe në përputhje me strategjinë dhe kërkesat e qytetarëve Ilievski tha se janë vënë në funksion linjat shtesë të autobusëve dhe janë rikthyer në funksion linjat e natës të hequra më parë.
