Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit, që mbështetet nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Danella Arsovska, duke folur për transportin publik në kryeqytet premtoi 250 autobusë të rinj nëse vjen në krye të Qytetit. Autobusët do të ofrojnë komoditet për shkupjanet dhe do të na ndihmojnë për një Shkup më të pastër e ekologjik dhe për jetë më cilësore, tha ajo, duke shtuar se qytetit i duhen zgjidhje të shpejta dhe të sigurta për problemet me të cilat ballafaqohet.
“Këtë projekt do ta realizojmë me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare të cilat për projekte të këtilla serioze mbështesin një numër të madh të qyteteve evropiane, por do ta bëjmë edhe me menaxhim serioz e cilësor të arkës së qytetit dhe shkurtimin e harxhimeve joproduktive që nuk e dimë se ku shkojnë”, tha Danella Arsovska – kandidate për Qytetin e Shkupit.
