Arsovska: Mickoski është i njoftuar më mirë se unë/ A do të dështojnë 200 milionë euro për stacionin e filtrimit?

TË FUNDIT

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin Klik në TV21, në mënyrë eksplicite e sqaroi procedurën që ka të bëjë me projektin për stacionin e filtrimit të NP Ujësjellësi dhe kanalizim, ndërsa kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsovska tha se ai është i njoftuar më mirë se ajo për këtë procedurë me çka shkakton dyshim se ka ndikuar mbi procedurën e tenderit. Madje është nën pikëpyetje edhe realizimi i projektit me vlerë prej disa milionësh eurove  me përkrahjen e Bankës evropiane për investime. Organet hetuese, MPB-ja, Policia financiare, me urdhër të PPTH-së hynë në NP Ujësjellësi dhe kanalizim.

“-Bëhet fjalë për projekt me vlerë prej mbi 1 360 000 eurove.

-Jo, projekti është me vlerë prej mbi 200 milionë eurove, prej të cilëve 130 milionë euro janë kredi, ndërsa 70 milionë euro janë grant.

-Përndryshe më mirë të themi se ky projekt është që nga viti 2019, stacioni i filtrimit për qytetin e Shkupit.

-Shteti është kërkuesi i kredisë për këtë projekt, jo qyteti”- tha në TV21 Hristijan Mickoski, Kryetar I VMRO-DPMNE-së.

Ai ishte i njoftuar më mirë për të gjitha detajet rreth procedurës së tenderit, se unë, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në Klik Plus në Tv21 duke aluduar në Mickoskin dhe tenderin e dyshimtë prej 136 milionë eurove për stacionin e filtrimit. Me pohimet e këtilla, Arsovska implikoi përfshirje të drejtpërdrejt të Mickoskit në tenderin e dyshimit.

“Pikërisht në emisionin tuaj, përfaqësuesi i opozitares VMRO-DPMNE,pamë se është i njoftuar tepër mirë me të gjitha procedurat, me të gjitha shumat, me gjithçka që ka ndodhur atje, që është indici serioze për atë që ka ndodhur atje. Duke pasur parasysh se dikush prej jashtë është  i njoftuar për diçka  kaq e besueshme, organet e Maqedonisë do të kenë me çfarë të merren në periudhën e ardhshme”- deklaroi për TV21 Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

Nën pikëpyetje vihet edhe realizimi i projektit me vlerë prej disa milionësh eurove me përkrahjen e Bankës evropiane për investime. Mickoski e sqaroi procedurën në mënyrë të detajuar duke thënë se e njëjta është realizuar sipas rregullave të Bankës evropiane.

“Atje ka njësi i projekteve, udhëheqësi është nga koha e ish kryetarit Petre Shilegov. Atje ka komision pesëanëtarësh, njëri prej tyre është nga Ministria e mjedisit jetësor, dy janë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizim dhe dy nga Qyteti i Shkupit. Ata i shkruajnë raportet, ia dërgojnë huadhënësit, në këtë rast kjo është Banka evropiane për investime e cila sipas rregullave të brendshme për projektet thotë nëse është sipas rregullave apo jo.”- pohoi Hristijan Mickoski, Kryetar I VMRO-DPMNE-së.

 Reaguan nga LSDM-ja duke kërkuar që institucionet ta bëjnë punën e tyre.

“Institucionet kompetente ta sqarojnë këtë rast, t’i hetojnë të gjitha aspektet dhe përgjegjësve t’u shqiptohen sanksione adekuate.”- thanë nga LSDM.

Në NP Ujësjellësi dhe kanalizim tashmë hynë organet hetuese, MPB-ja dhe Policia financiare me urdhër të PPTH-së.