Arsovska me kallëzim penal ndaj drejtorit të “Usje”-s/“Për këto vepra parashikohet dënim me burg”

TË FUNDIT

Qyteti i Shkupit dorëzoi kallëzimin penal ndaj çimentores “Titan Usje”. E përveç kësaj njoftojnë se përgjegjësi do të kërkohet edhe nga drejtori i përgjithshëm, Boris Hrisafov. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska gjatë paralajmërimit mbi kallëzimin penal tha se Usje ka helmuar Shkupin, duke tejkaluar kufijtë maksimalë të lejueshëm të çlirimit të gazrave të dëmshëm në ajër. Fabrika nuk ka respektuar detyrimet nga leja integrale e tipit A që i është dhënë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Konkretisht në dhjetor të vitit të kaluar janë matur 3 herë më shumë sasi e vlerës së grimcave PM10 që lëshohen në atmosferë, e rezultate të ngjashme kemi vërejtur edhe gjatë matjes që janë kryer në fillim të këtij viti. Bëhet fjalë për emetim te sasive tre fish mbi të lejuarën për metër kub në orë (m3/h). Këtu janë ato matje të cilat po i prezantoj sot”, tha Danella Arsovska – kryetare e Qytetit të Shkupit.

Kallëzimi penal është në përputhje me nenin 234 të Kodit Penal – vepra të rënda kundër mjedisit dhe natyrës, në lidhje me nenin 218 të të njëjtit ligj me titull “Ndotja e mjedisit dhe e natyrës”. Për këto vepra parashikohet dënim me burg, thonë nga Qyteti i Shkupit.

“Përkatësisht, fabrika e çimentos ‘Titan – Usje’ gjatë matjeve të kryera më 3 dhe 4 janar ka lëshuar një përqendrim dukshëm më të lartë të grimcave PM 10 nga kaldajat e ngrohjes që funksiononin me mazut, në vend të gazit natyror. Në vend të maksimumit të lejuar prej 50 mikrogramë për metër kub, nga oxhaku lëshoheshin 121 mikrogramë për metër kub çdo orë. U vu re gjithashtu një rritje e emetimit të oksideve të azotit për të paktën dy herë, domethënë, në vend të 350 mikrogramëve të lejuar për metër kub, çdo orë emetoheshin 711 mikrogramë për metër kub”, pohojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nga çimentorja Usje thonë se akuzat ndaj tyre janë të pavërteta dhe se do të marrim masa ligjore në interes të së vërtetës.

Në interes të informacionit të saktë dhe të vërtetë, e përsërisim edhe një herë se gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, i kryer në datat 3 dhe 4 janar 2023, në prani të inspektorëve nga Qyteti i Shkupit, është konfirmuar se emetimet nga procesi i prodhimit në Çimentoren USJE janë më të ulëta se vlerat kufitare të lejuara. Procesi i prodhimit në Çimento USJE zhvillohet brenda kornizës së përcaktuar me ligj dhe sipas. Standardeve ekologjike dhe prodhimi ndalon automatikisht nëse filtrat nuk funksionojnë”, theksojnë nga Çimentorja “Titan-USJE”.

Qyteti gjithashtu ka dërguar apel deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup që të hetojë thellësisht akuzat dhe të veprojë në përputhje me kallëzimin penal. Ndërkohë, dje Inspektorati Shtetëror i Mjedisit bëri të ditur se “Usje” ka filluar përdorimin e gazit natyror, në vend të mazutit.