Arsovska: Kompanitë po bien në borxhe, Qeveria duhet t’u ndihmojë

TË FUNDIT

Qeveria duhet tu ndihmojë bizneseve të mbijetojnë, veçanërisht kompanitë që kanë investuar shumë në vitet e mëparshme, kështu dekaroi kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danella Arsovska.

“Situata është përkeqësuar, kompanitë po bien në borxhe çdo ditë dhe nuk i pushuan punëtorët me shpresën se situata do të përmirësohet”, tha Arsovska.

Ministri i ekonomisë Bekteshi premtoi se do tu dal në ndihmë kompanive dhe tha se tashmë po bëhën vlerësimet se kur do të bëhet ribalanci i buxhetit, i cili do të sigurojë fonde për paketën e katërt të masave anti-krizë.