Arsimtari Kovaçi: Pagat janë vetëm maja e Ajsbergut, problemet janë shumë të mëdha në arsim

TË FUNDIT

Arsimtari Mamer Kovaçi tha se punonjësit në arsim janë të detyruar të mbajnë grevë, përcjell TV21. Ai para panelit të diskutimit në lidhje me grevën, të organizuar nga Instituti për Politika Publike “Arben Xhaferi”, tha se në arsim ka edhe shumë probleme tjera përpos pagës.

“Ne jemi arsimtarë dhe vendi jonë është te bankat shkollore, me nxënësit, mirëpo ne kemi qenë të detyruar nga mospasja e sensit të udhëheqjes që të merret me problemet e akumuluara në arsim. Pagat janë vetëm maja e Ajsbergut, problemet janë shumë të mëdha në arsim”, tha Mamer Kovaçi, arsimtar i ciklit të ulët mësimorë./TV21