Arrijnë 20 mijë vaksina dhuratë nga Serbia! Zaev: Këtë muaj presim të vijnë 20-25 mijë nga Bashkimi Evropian

TË FUNDIT

Ka arritur sot dërgesa e dytë me 20.000 vaksina “Sputnik V”, donacion nga Serbia. Kryeministri Zoran Zaev thotë se kjo ndihmë po vjen në periudhë shumë me rëndësi për vazhdimin e vaksinimit masiv në vend. Këto 20 mijë janë vetëm kuota e parë, më vonë do të vijë edhe e dyta, shtoi ai. Ministri i Shëndetësisë, Vneko Filipçe, tha se gjithçka po shkon sipas planit në procesin e marrjes së vaksinave, ndërsa po pritet që të vijnë edhe vaksinat e tjera të porositura përmes Bashkimit Evropian, si dhe vaksinat kineze, ruse dhe ato Fajzer. Këto u thanë përballë Institutit për mjekësi transfuzive e cila është në përbërje të Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup ku edhe arriti donacioni i ri.

“Me këtë mundësojmë vazhdimësi të tashmë procesit të nisur të imunizimit dhe nisje më të shpejtë në kyçjen e grupeve më të mëdha nga infrastruktura kritike, në përputhje me planin tonë nacional për imunizim. Tani kur janë të dispunueshme në vendi tonë edhe këto vaksina, rreth 5 mijë parapraket nga AstraZeneka i kyçim në sistemin ekzistues”, tha Filipçe.

“Vaksinat tona deri më tani kemi marrë 2 herë nga 3 mijë nga Sputnik. Kemi 24 mijë nga mekanizmi Kovaks. Presim gjatë këtij muaji të arrijnë 20 ose 25 mijë vaksina, të parat nga Bashkimi Evropian, prej gjithsej 100 mijë vaksinave. Presim të arrijnë të gjitha 200 mijë vaksinat kineze gjatë prillit. Presim që sasitë e ardhshme, nuk e di, 10, 20, 30 mijë nga Sputnik, ndoshta më saktë numrat do t’i marr vesh këto ditë. Presim gjatë prillit të arrijnë edhe vaksinat Fajzer për të cilat e dini se kemi 80 mijë Fajzer dhe 80 mijë vaksina Kovaks që kemi porositur. Besoj që gjatë majit veçmë do të arrijnë sasitë shtesë që janë më të mëdha në numër. Me shumë gjasa do të realizohet edhe furnizimi për sasitë e ardhshme nga Kina”, theksoi Zaev.