Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se mbrëmë në Shkup është arrestuar një fëmijë, pasi i njëjti është kapur me marihuanë dhe thikë.
“Më 04.04.2021, në ora 21:25, nëpunësit policorë të SPB Shkup në rajonin e Qendrës, kanë arrestuar një të mitur nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit, te ai është gjetur marihuanë dhe thikë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet shkresë përkatëse”, thanë nga MPB-ja, transmeton TV21.
