Policia njofton se ka privuar nga liria një banor nga Kumanova, pasi i njëjti dyshohet se ka mbajtur në mënyrë të kundërligjshme një person nga Kumanova në shtëpinë e tij, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të përdorë drogë dhe e ka detyruar të kryejë shërbime seksuale.
“Më 31.05.2026 në orën 21:15 në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.P. (35) nga Kumanova. Ai dyshohet se nga ora 23:00 më datë 29.05.2026 deri në orën 07:00 të datës 31.05.2026, pa pëlqimin e tij dhe me përdorim force, ka mbajtur një mik të tij 36-vjeçar nga Kumanova në shtëpinë e tij. Sipas denoncimit, në atë periudhë D.P. e ka sulmuar fizikisht personin disa herë, e ka detyruar ta kënaqë oralisht dhe e ka detyruar të përdorte drogë. Gjatë arrestimit, te D.P. ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, telefon celular me gjurmë të substancës pluhurore të bardhë dhe sende të tjera që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.
