Arrestohet dileri i drogës nga Velesi

TË FUNDIT

Më 26.01.2021 rreth orës 19.30 në Veles, oficerët e policisë nga SPB-Veles kanë arrestuar 41 vjeçarin me inicialet L.T nga Velesi për shkak të ekzistimit të dyshimit për “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.

Bazuar në informacionet e marra më parë dhe në bazë të një urdhri nga gjykata, nëpunësit e policisë kanë kontrolluar në shtëpinë e tij ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa kuti dhe çanta me marihuanë dhe pluhur të bardhë të destinuara për shitje në rrugë. Gjithashtu oficerët policorë kanë gjetur edhe një peshore dixhitale.

L.T u privua nga liria dhe është mbajtur në stacionin policorë, pasi dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të ngrihet akuzë adekuate.