Arrestohen tre serbë në veri: Të dehur fyen policët

TË FUNDIT

Tre serbë janë arrestuar mbrëmë në veri të Mitrovicës. Njëri nga ta është i mitur.
Ata kanë refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë për largim nga vendi ku ishin duke qëndruar. Madje, të njëjtit në gjendje të dehur kanë fyer zyrtarët policorë.

Me urdhër te prokurorit, pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.