Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë javës së kaluar ka arrestuar Besim Krasniqin dhe Fadil Toçin, të cilët kërkoheshin nga Ministria e Punëve të Brendshme e vendit tonë për vepra të rënda penale, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në profilin e tij në Facebook.
Aksioni për arrestimin e dy personave, siç thekson Çulev , u krye në bashkëpunim dhe komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet Interpolit në Prishtinë dhe policëve në vendin tonë.
– Sipas informacionëve që kam në dispozicion, procedura e mëtejshme e ekstradimit është e koordinuar nga Ministria e Drejtësisë, thotë Çulev dhe shton se MPB edhe më tej vazhdon të ndërmarre masa dhe aktivitete për zbatimin e plotë dhe jo selektiv të ligjit