Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, 29 persona nuk e kanë respektuar orën policore, dhe gjithsej 22 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër do të merren masa adekuate.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit , 41 personave u është dhënë vendim për izolimin, ndërsa 16 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim.
Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim dhe vetizolim, dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje.
