Arrest shtëpiak për Agim Ademin

TË FUNDIT

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që Agim Ademit t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak për një muaj.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës u shoqërua sot me autoambulancë në gjykatë.

Ademi është dërguar dje në mbajtje për 48 orë, por që nga dje ka qenë i shtrirë duke kryer teste ekzaminime mjekësore.

Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”.

Sot, në raportin e policisë u tha se Ademi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të Federatës së Futbollit.