Ministria e Shëndetësisë informoi se Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetje u përfshi në testimin e qytetarëve nga virusi korona.
Ekip i personelit teknik nga Qendra Ushtarake Mjekësore filloi në terren, në asistim të Qendrës së Shëndetit Publik që t’iu ndihmojnë gjatë marrjes së mostrave për testim nga virusi Kovid-19.
Me këtë mbështetje nga ana e Armatës, dukshëm do të përforcohet, por edhe do të lehtësohet puna e ekipeve të QSHP. Ekipi i Qendrës Ushtarake Mjekësore përfshihet për shkak të numrit të madh të të infektuarve.
MSH iu bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga ky virus korona, të bashkëpunojnë me epidemiologët, dhe të japin edhe informacione të sakta në anketat epidemiologjike.
Vetëm përmes respektimit të plotë të masave mund ta parandalojmë përhapjen e virusit korona, theksojnë nga MSH.
