Armata e Maqedonisë me konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë

TË FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot thirrje publike për pranimin e 300 ushtarëve profesionalë në shërbim të Armatës së Maqedonisë, përcjell TV21. Kushtet e përgjithshme janë: Të jenë shtetas të Maqedonisë, të kenë mbushur 18 vjeç dhe të kenë aftësi të veçanta fizike dhe shëndetësore. Kushtet e veçanta përfshijnë: Përfundimin e shkollës së mesme dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimit të thirrjes.

“Ministria i fton të gjithë të rinjtë e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi, të punojnë në shërbim të atdheut dhe të bëhen pjesë e Ushtrisë, e cila ofron një karrierë të qëndrueshme dhe të sigurt, trajnime të vazhdueshme dhe zhvillim personal, aftësi për punë në grup dhe vlera të vërteta,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Thirrja publike do të zgjasë 15 ditë, duke përfshirë ditën e publikimit. Të gjitha detajet e tjera janë të përfshira në thirrjen publike, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. https://mod.gov.mk/mk-MK/oglasikonkursi/javni-oglasi