Arkivoli i Peles përshëndetet me fishekzjarrë, Brazili përgatitet për funeralin e legjendës së futbollit

TË FUNDIT

Trupi i pajetë i legjendës së futbollit brazilian Pele është marrë nga spitali ku ndërroi dhe është dërguar në stadiumin e ish-klubit të tij Santos.

Homazhet për Pelen do të mbahet në stadiumin Santos më vonë gjatë ditës së sotme, me arkivolin e tij të vendosur në qendër të fushës, që publiku të bëjë nderimet e fundit.

Ai vdiq në moshën 82 vjeçare të enjten në Sao Paulo.

Gjatë transportit të arkivolit, fansa të shumtë nderuan legjendën e futbollit brazilian përmes fishekzjarrëve.