Arkivolet e hapur tmerruan banorët e Gostivarit, Muftinia: Nuk janë arkivole të viktimave nga Covid-19

Must Read

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen...

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të...
- Advertisement -

Janë gjetur fotografi të arkivoleve të  hapur në afrësi të varrezave në Gostivar. Në fillim u shfaqën disa fotografi e video në rrjetet sociale.

Në rrejetet sociale u krijua një përshtypje se personat me Covid janë varrosur pa arkivole ashtu siç e parashohin dhe protokollet e varrimit.

- Advertisement -

Nga ndërmarrja publike komunale e Gostivarit thonë se ata nuk janë kompetentë për shërbimet e varrimit  ndërsa kjo ndërrmarrje siuguron vetëm tokën e varrezave dhe mirëmbajtjen e tyre.

“Kompetencat tona si ndërmarrje publike janë  që të sigurojmë vendin e varrezave dhe të bëjmë mirëmbajtjen e varrezave, ndërsa sa u përket arkivoleve neve si ndërrmarrje nuk ofrojmë shërbime funerale”, tha Isak Lazami nga Ndërmarrja Komunale, Gostivar.

- Advertisement -

Nga Myftinia e Gostivarit përjashtojnë mundësinë që këto arkivole të jenë të personave me Covid 19 pasi që ata varrosen me protokolle të veçanta.

“Pergjegjes për varrosjen e një të vdekuri me të gjitha ritet fetare është Këshilli i xhamisë në krye me nëpunësit fetarë në territor të caktuar (fshat apo lagje të qytetit). Të vdekurit nga Covid-19 varrosen sipas protokolleve të organeve gjegjëse të shtetit. Ndërsa ritet fetare kryhen pas varrimit të personit. (me arkivol). Nëse nuk është kryer larja, dhe ai ose ajo – i vdekuri nuk ka kaluar më shumë se tre ditë dhe sigurohet se ka qëndruar në vend të ftohtë (komorë) dhe gjatë hapjes nuk kundermon erë e rëndë, pastrohet ai i vdekur dhe i kryen të gjitha ritualet fetare. Ndërsa për arkivolet e mbetura kujdeset përgjegjësi i varrezave në fshatra, këshilli i xhamisë me familjarët e të vdekurit”, thonë nga Muftinia e Gostivarit.

- Advertisement -

Nga  Sektori për punë të Brendshme në Tetovë thonë se ata pas denocimit  kanë  dërguar ekipe në terren por nuk janë gjetur arkivole në vendin ku janë paraqitur filimisht në varrezat e qytetit.

Dyshimet janë se këto arkivolë janë të kufomave që janë sjellë nga jashtë shtetit për tu varrsour në Maqedoni dhe të njëjtit nuk  kanë qenë të infektuar me Covid dhe janë  varrosur në bazë  të riteve fetare. Nga këshillat e xhamive u surgjerohen që të njëjtit të digjen por në këtë rast nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

- Advertisement -

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat e saja në dialogun me...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen gradualisht nga data 8 tetor....

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni dhe theksoi...

Arturo Vidal: Me Interin dua të fitoj shumë gjëra

Tashmë ish-mesfushori i Barcelonës Arturo Vidal ka folur për herë të parë si lojtar i Interit, duke e falënderuar klubin zi-kaltër për...

“Mbetemi në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë” – tha Shahpaska

"Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -