“Bëhet fjalë për lokalitetin Scupi dhe parcela e ndërtimit të them kështu, ku keni xhiruar kronikën, për mua ishte shumë shqetësues, po flas si eksperte apo arkeologe.”- deklaroi Nikica Korubin – magjistre e arkeologjisë.
Për magjistren e arkeologjisë Nikica Korubin janë shqetësuese pamjet në lokalitetin Scupi, ku janë realizuar gërmime e që i transmetoi TV21. Ajo ka reaguar për metodologjinë e punës së kolegëve arkeologë dhe për mënyrën e trajtimit të mbetjeve.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë parcelë, por gjithë gjatësia e rrugës Scupi është urbanizuar brutalisht në 20 vitet e fundit, ku nën çdo objekt të ndërtuar që mund ta shihni sot pa marrë parasysh a bëhet fjalë spital, hotel ose servis të automobilave, janë realizuar këso lloj gërmimesh arkeologjike, është dislokuar komplet materiali dhe janë shndërruar në parcela ndërtimi ku ndërtohen objekte sipas DPU, këto parcela domethënë se në aspektin arkeologjik më nuk janë lokalitete arkeologjike, ky është problemi i trajtimit tonë ndaj trashëgimisë kulturore.”- tha Nikica Korubin, magjistre e arkeologjisë.
Korubin nuk e mbështet mundësinë që aty të mund të ndërtohet pasi të përfundojnë hulumtimet nga Qendra për Konservim.
“Dilema është se përse lokaliteti arkeologjik është përfshirë në PDU, gjegjësisht është lejuar ndërtim, vijmë te rregullativa ligjore, mosrespektimi i plotë i rregullativës ligjore dhe problemet që shkakton. Që të marrim këtë përgjigje duhet të deklarohen më thellësisht drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe qendra konservatorë Shkup si dhe një institucion kompetent Muzeu i Qytetit të Shkupit, e kjo është se si është mbrojtja faktike e lokalitetit arkeologjik Scupit në këtë moment, a ka akt të valorizimit, dokument pas të cilit veprojnë dhe parcela konkrete e ndërtimit ndodhet ne kuadër të zonës së mbrojtur, cili është regjimi mbrojtës.”- pohoi Nikica Korubin, magjistre e arkeologjisë.
Trashëgimia kulturore është identiteti ynë, thotë arkeologia Kubin dhe me neglizhencën ndaj këtyre lokaliteteve ne tregojmë mospërkujdesje ndaj identitetit, shton ajo, duke konstatuar se shteti nuk përkujdeset për trashëgiminë kulturore.
“Ka rëndësi të jashtëzakonshme, si ta shpjegoj. Vieteve të fundit në shumë diskurse publike përdorët fjala identitet, pa marrë parasysh në çfarë konotacioni, a bëhet fjalë për identitetin e njërës ose tjetrës bashkësi etnike. Identiteti është pikërisht kjo, trashëgimia kulturore është identiteti. Ajo që jemi ne në këto hapësira vërehet përmes trajtimit ndaj trashëgimisë kulturore.”- tha Nikica Korubin, magjistre e arkeologjisë.
Ky edhe reagime të tjera të shumta të profesorëve, ekspertëve dhe arkeologëve të tjerë erdhën pas publikimit të pamjeve nga TV21, ku shihet nga afër lokaliteti arkeologjik, ku u gjetën disa pllaka varri me mbishkrime, por që shumë prej tyre nuk kanë trajtimin e duhur dhe madje edhe janë dëmtuar.
