Arjanit Hoxha: A ka mundësi dikush t’i thotë Qeverisë dhe KRrE-së “ta ndalin dorën” se na morën në qafë!

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka reaguar menjëherë pas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRrE) me të cilin parashihet që nga mesnata sërish të shtrenjtohen derivatet e naftës, transmeton TV21.

Për këtë rritje Hoxha kërkon që t’i kërkohet Qeverisë dhe KRrE-së që t’u ndalet dora, duke aluduar që të mos ketë më rritje të tjera.

“A ka mundësi dikush t’i thotë Qeverisë dhe Komisionit rregullator “ta ndalin dorën” se na morën në qafë!
Dështim i njëpasnjëshëm, veprime të pa matura dhe normalisht populli do paguan pasojat e gjithë kësaj pa aftësie.
Për më pak se një javë arrin 50% shtrenjtimi i naftës, por normalisht këta për luftën në Ukrainë kanë patur informata po për dëmin që i shkaktojnë shtetit dhe qytetarëve nuk kanë asnjëherë informata.
#Turp#QeveriaOUT“, shkroi Hoxha në Facebook.

Ndërkaq nga mesnata për tre denarë të shtrenjtohet dizeli, benzina mbetet e njëjtë, kurse për 2.5 denarë shtrenjtohet vaji ekstra i lehtë./TV21