Sërish do të shtrenjtohen çmimet e karburanteve nga mesnata, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton TV21.
Në mbledhjen që u mbajt sot, është sjell vendimi që nga mesnata për tre denarë të shtrenjtohet dizeli, benzina mbetet e njëjtë, kurse për 2.5 denarë shtrenjtohet vaji ekstra i lehtë.
Me këtë vendim çmimi i karburantëve do të jetë:
- Benzina Eurosuper BS 95 – 93.00 denarë për litër
- Benzina Eurosuper BS 98 – 95 denarë për litër
- Dizeli Eurodizel BS – 97 denarë për litër
- Vaji ekstra i lehtë – 92 denarë për litër
- Mazuti – 60.569 denarë për litër
