Banorët e Zheranicës të komunës së Mavrovës dhe Rostushës çdo ditë po tmerrohen nga arinjtë. Ata çdo ditë përballen me këto pamje. Ekipi i TV21 ishte atje për të dëgjuar rrëfimet e banorëve. Ky është imami i xhamisë së fshatit, Arif Saliu , i cili është përballur me ariun në kohën e namazit të jacisë.
“Jam përball me arushën edhe atë në kohën duke dalë në kohën e namazit të jacisë rreth orës 9:30. Sa dola nga dera ishte tek koshi aty, dhe unë e kapa derën me dorë dhe kur e hapa derën del nga koshi dhe me shikonte. Jam kthyer e kam pas sëpatën tek shporeti dhe kur kam dalë ikte e kam mbërri në qosh dhe i kam rënë me sopat. Pastaj një qen e përzuri, zbriti poshtë. Rreziku është shumë i madhe dhe çdo ditë para se të bie nata, ata i ke poshtë në gjitha lagjet, këtu dy tre, atje tjetër. Unë 30 vjet e kam kaluar natën në mal, a kam parë dy herë a tre herë arinj, tash çdo natë shoh, namazi i sabahut edhe jacija janë shumë të rrezikshme”, tha Arif Salihu – imam i xhamisë.
Të moshuarat të cilët nuk mund të ikin ndjehen më të rrezikuar. Ata janë të revoltuar se pse shteti nuk merr masa.
“Fëmijët që i rritëm i dërguam jashtë. Ne frikësohemi dhe nuk mund të flemë, çdo natë, plotë shëtisin aty këtu, jemi pleq nuk mund as të dalim t’i thërrasim komshinjtë frikësohemi. Paska qenë ngjyrë kafeje e duhet ta mbrojmë, e ne çfarë jemi, kush është më i vlefshëm njerëzit apo kafshët? Kur të votohet le t’i mbledhin arinjtë le të votojnë ne nuk votojmë, ta dinë publikisht”, tha banorja Hudije Deliu.
“Njeri tha në parlament duhet të jenë të mbrojtura po edhe ne duhet të mbrohemi. Nga ora pesë, gjashtë, dyert janë të mbyllura. Fëmijët janë mbyllur, ata druhen të dalin jashtë, merrni masa , kjo nuk është punë, të merr jetë ose fëmijë pastaj është e kotë. Këtu e mori mjaltin ne nuk kemi hëngër mjaltë por ariu”, u shpreh banorja Qamile Salihu.
Xhevat Kokuli është nga më të dëmtuarit në fshat atij arinjtë j kanë hëngër bagëtitë por edhe kosheret e bletëve, ai kërkon që dëmi të kompensohet , ndërsa dëmi shpirtëror për të është i pa kompenzueshëm.
“Revolta ëhstë shumë e madhe , nuk e keni idenë si jetojmë, aq është e vështirë sa nuk mund të dalim jashtë çdo natë ruaj, çdo ditë i dërgoj fëmijët edhe i marr nga shkolla, asnjë institucion nuk ka marr masa , mendojmë të bojkotojmë zgjedhjet, një nga më të dëmtuarit jam unë nga 70 kosher blerë nuk kam asnjë , jam ankuar kudo , më endin në institucione , vetëm një rast deri më tani më është zgjidhur tjetër jo , nuk e dijë sa dele , sa dhi , sa pula edhe tre lopë . S’di çka të ju them më vështirë e kanë ata që u kanë hyrë në shtëpi nga dy ditë nuk kanë munduar të flasin”, tha Xhevat Kokuli, banor i Zheranicës.
Mustafsë ariu i ka hyrë në shtëpi. Ai është kthyer nga Gjermania për të parë dëmet.
“Shokët më thonë se ariu Mustafata të ka hyrë në shtëpi dhe nuk e dimë çfarë dëmi ka. Për fatin tim edhe të familjes aeroplan kishte shpejtë dhe erdhëm e pash se kishte një dëm të madh dhe presim që dikush të vijë dhe të shohë të jap ndonjë të dhënë”, deklaroi Mustafa Vahid, banor.
Ish deputeti Latif Pajkovski banor i Zhirovnicës thotë se qeveria ka marr masa që nuk japin rezultat.
“Arinjtë u futën në fshat muajt kur të gjithë ishin këtu , familjarët tanë , nipërit dhe mbesat tona. U kthyen me trauma, të frikësuar me mendimin që asnjëherë të mos kthehen dhe unë kam nipërit dhe çdo ditë thërrasin pyesin se a ka akoma arinj. A kjo qeveri nuk ka idenë se çka ndodhë në parkun nacional të Mavrovës. Edhe pse këtu ishte drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe pa situatën dhe në mënyrë shumë korrekte, i ka dërguar informacionet në Qeveri , por Qeveria merr masa që nuk do të japin asnjë rezultat”, sqaroi banori Latif Pajtkovski.
Për këta banorë pas orës 19 është si orë policore.
Nëpër këta rrugica pas orës 19 shëtisin vetëm arinjtë, ndërsa banorët janë të mbyllur në shtëpi nga frika”, raporton gazetari i TV21 Senat Zylbehari.
Banorët çdo ditë zgjohen me frikën se mos ndonjë bashkëfshatar i tyre ka pësuar nga arinjtë.
