Këngëtarja shqiptare e njohur për vokalin e saj tejet të veçantë, ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin ”Ke me mungu”.
Bëhet fjalë për Arilena Arën, e cila para publikut gjithmonë vjen me balada të fuqishme që jetësohen përmes zërit të saj të fuqishëm.
Teksti i ”Ke me mungu” është shkruar nga artisti dhe kant-autori nga Prishtina, Yll Limani. Ndërkaq, teksti i këngës flet për një dashuri të humbur.
