Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Preshevës

TË FUNDIT

Sot është nënshkruar marrëveshja për qeverisjen lokale në komunën e Preshevës ndërmjet partive politike PDSh – PVD – LR dhe UDSh.

Me shumicë votash, krye të komunës është zgjedhur Ardita Sinani me 22 vota pro dhe 9 kundër.

Ndërkohë përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi ka uruar Sinanin për zgjedhjen si kryekomunare.

“Uroj Arditën për zgjedhjen e sajë në krye të Komunës së Preshevës duke e uruar të qeverisë drejtë, dinjitetshëm dhe të jetë në krye të detyrës për një Preshevë të re. Uroj po ashtu partnerët e koalicionit, z. Ragmi Mustafa për pozitën e zv/kryetarit të komunës e z. Sami Salihu për pozitën e kryetarit të Kuvendit komunal.  Presheva iu kthye Preshevës. Prandaj, uroj gjithë këshilltarët e kuvendit komunal për pjekurinë politike të treguar sot”, ka shkruar Kamberi në rrjetin social “Facebook”.