Arbitri shqiptar do të drejtojë ndeshjen Turqi-Itali

TË FUNDIT

Arbitri shqiptar Enea Jorgji do të drejtojë ndeshjen miqësore mes kombëtareve të Turqisë dhe Italisë në futboll, që do të luhet nesër.

Sipas informacionit në ueb-faqen e Federatës së Futbollit të Turqisë, në ndeshjen mes Turqisë dhe Italisë që do të zhvillohet nesër në ora 19:45 në Stadiumin “Konya Büyükşehir”, arbitër do të jetë Enea Jorgji nga Federata e Futbollit të Shqipërisë.

Ndihmësit e Jorgjit do të jenë Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj. Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Juxhin Xhaja.